fbpx

Vdes 9 vjeçari nga aksidenti në Podujevë

nga Revista Kosovarja

Gjashtë persona u përfshinë në një aksidentin që ndodhi me 29 prill në fshatin Bradash të Podujevës.

Në mesin e tyre edhe 9 vjeçari Bleron Gashi i cili nuk arriti të iu mbijetojë plagëve.

Bleroni ka ndërruar jetë sot ndërsa varrimi i tij do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Bradash.

Vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga policia.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]