fbpx

Vdes fëmija pasi hyri në lavatriçen e ndezur

nga Revista Kosovarja

Një fëmijë i vogël vdiq brenda një lavatriçeje e cila kishte punuar me të brenda.

Policia në Christchurch, Zelanda e Re nuk po e trajton vdekjen si të dyshimtë, por po heton se si fëmija u fut në makinë ndërsa ishte e lëshuar, raporton Stuff.

Tragjedia e fëmijës në moshën parashkollore ndodhi në periferi të Hoon Hay të premten rreth orës 5 pasdite, duke tronditur komunitetin lokal.

Këshilltarja e lagjes Spreydon, Melanie Coker e përshkroi lajmin si “absolutisht zemërthyer” dhe i dërgoi ngushëllimet e saj familjes, raporton Fraser Coast Chronicle.

Një zëdhënës i policisë tha: “Një person u plagos dhe u dërgua në spital ku më vonë vdiq. Policia po bën hetime për rrethanat e vdekjes”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]