fbpx

Vdes këmbësori i cili u godit nga një automjet sot në magjistralen Prishtinë-Pejë

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë këmbësori, rreth moshës 80 vjeçare, i cili është goditur sot nga një automjet në lëvizje rreth orës 11:21 në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi.

“Njoftim shtesë rreth aksidentit në fshatin Vragoli: Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, ka thënë Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]