fbpx

Vdes kuzhinieri i njohur kosovar

nga Revista Kosovarja

Kuzhinieri i njohur kosovar, Përparim Babalija, ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Sipas familjarëve të tij, ai ka vdekur nga COVID-19.

“Vdekja e jote e hershme na tronditi. Lamtumirë maestro i kuzhinës”, ka shkruar një nga miqtë e tij në Facebook.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe një restaurant i njohur në Shqipëri.

“Përparim Babalija ,një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari covid. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovu Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në postimin e këtij restauranti./Express

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]