94
Një person i moshës 16 vjeçare ka vdekur mbrëmë rreth orës 19:40, në Junik.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se për momentin shkaqet e vdekjes ende nuk dihet.“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekoligjor për obduksion, ndërsa për momentin ende nuk dihen shkaqet e vdekjes” – ka thënë Gashi përmes telefonit.