fbpx

Vdes një 16 vjeçare në Skënderaj

nga Revista Kosovarja

Vesa Bajrami, 16 vjeçare nga Skënderaj, ka vdekur sot pasi nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmin  për vdekjen e saj e ka dhënë i pari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, i cili tha se Vesës iu shuan ëndrrat.

Po këtë ditë, Jashari ka njoftuar se ka vdekur edhe një veteran i UÇK-së, Musa Koca.

Njoftimi i plotë nga Bekim Jashari:

Qyteti ynë sot u zgjua nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të dy qytetarëve të mrekullueshëm, veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16 vjeçares Vesa Bajrami.

Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne.

Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë.

Në emër të komunës dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami dhe Koca, për këtë humbje të madhe.

Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës Vesë e Musa!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]