fbpx

Vdes një 51-vjeçar në Suharekë

nga Revista Kosovarja

Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekës, pasi u gjet i varur në litar nga familjarët e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha rasti është e cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”, tha Osmanollaj./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]