266
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Prishtinë.
Sipas policisë, ai ishte dërguar në QKUK pa shenja jete teksa nuk dihen rrethanat e vdekjes.
“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 13.02.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.