fbpx

Vdes një grua në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Sipas policisë, asaj i ishte keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve dhe se përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka vdekur.

“Rr. Afrim Loxha, Prishtinë 09.01.2024 – 19:46. Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]