fbpx

Vdes një person në një vetaksident në Malishevë

nga Revista Kosovarja

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panaroc të Malishevës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Panorc, Malishevë 21.07.2023 – 12:30. Vozitësi m/k me veturë dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]