fbpx

Vdes një person në Rahovec, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Në qendrën emergjente në Rahovec një person është dërguar pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Viktima është dërguar në emergjencë nga familjarët, ndërkaq vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

“Hetim i vdekjes-Rahovec 26.12.2021 – 23:10. Raportohet se në qendrën emergjente nga familjaret është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML, për obduksion”, ka bërë të ditur policia

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]