fbpx

Vdes një person në vendin e punës në Qirez të Skenderajt

nga Revista Kosovarja

Sot rreth orës 13:43 një person ka humbur jetën derisa ka qenë në vendin e tij të punës në fshatin Qirez të Skenderajt.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, ku sipas tij, ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar vdekjen e personit në fjalë.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën. Viktima mashkull i moshës madhore! Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]