fbpx

Vdes pas një sëmundje të rëndë artistja e njohur shqiptare

nga Revista Kosovarja

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied. Balerina ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje.

Ajo ishte një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. Balerina ka lënë pas djalin e saj, Gabrielin.

Prej disa kohësh jetonte në Luksenburg së bashku me partnerin e saj, Thierry, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur dhe martesë. Ata u martuan vitin që lamë pas në një ceremoni private.

Gazetari Ervin Kurti ka ndarë një fotografi me balerin e ndjerë, shoqëruar me një zemër të thyer.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]