Reperi amerikan Kenneth Edward Bailey (39), i njohur më mirë si Young Scooter, ka vdekur.
Ai u palgos ne këmbë teksa ishte duke u hedhur mbi një gardh ku po ikte nga policia, deklaruan policia në një konferencë për shtyp, transmeton Indeksonline.
Pas plagosjes, ai është transportuar në spital, ku ka konstatuar vdekjen. Edhe pse policia ende nuk e ka konfirmuar identitetin e të ndjerit, mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për Skuter.
Oficerët iu përgjigjën një raporti për “një grindje me të shtëna dhe një grua që tërhiqej zvarrë në një shtëpi”. “Kur oficerët arritën, burri fillimisht hapi derën dhe më pas e përplasi në fytyrë. Ai nuk do të komunikonte,” tha policia.