fbpx

Vdiq një grua në Prishtinë, ra nga një ndërtesë – Policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Një grua është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 19:00 në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Lajmi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se viktima ka rënë nga një ndërtesë.

“Vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]