fbpx

Veç dje 87 aksidente në rrugët e Kosovës, njëri prej tyre me fatalitet

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2 mijë e 144 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, janë evidentuar 87 aksidente në trafikun rrugor, 1 me fatalitet, 26 aksidente me lëndime dhe 60 vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 19 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 është dërguar në vuajtje të dënimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]