fbpx

Vedat Muriqi reagon pasi Bislimi njoftoi se Spanja ka njohur pasaportën e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, i cili luan për ekipin spanjoll të Mallorcas ka reaguar pas lajmit të dhënë nga numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës dhe se tashmë do të mund të lëvizet lirshëm edhe në shtetin iberik.

Muriqi i gëzuar ka pyetur se si mund të mos e dashuroj Spanjën pas këtij vendimi.

“Si mund të mos të dua Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në gjuhën spanjolle.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]