fbpx

Vedati del në “rrenë”, zbulohet se kush i përçau Stupcat i pari

nga Revista Kosovarja

Ndarja e “Stupcave” muaj më parë bëri bujë të madhe mediatike. E gjithë kjo nisi nga një deklaratë e aktorit Vedat Bajramit, i cili kishte thënë që “Stupcat” do të rikthehen.

Pas kësaj kishte reaguar edhe Osman Azemi i cili kishte njoftuar se nuk do të ketë një rikthim të “Stupcave”, por që do të mbetën në arkivin dhe kujtesën e çdo familjeje shqiptare.

Çështja e tyre kishte përfunduar në gjykatë ku Osman Azemi kishte kërkuar që të mos përdoret emri “Stupcat” pa lejen e tij deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Disa ditë më parë, Vedati ka folur për herë të parë rreth ndarjes së “Stupcave” me njërin nga ish-banorët e shtëpisë së BBVK-së, Fisnik Junikun i cili ishte futur në shtëpi për disa orë.

Vedati, gjatë bisedës me Fisin kishte thënë që Osmani ka qenë i pari i cili është ndarë nga grupi duke filluar karrierën si i vetëm, shkruan Paparaci.

“Osmani ia ka nisur të punojë vetë i pari edhe kemi pauzuar një kohë. Nuk kemi dashur të bëjmë diçka. YouTube-n e gëzojmë të tre bashkë, të tre jemi aksionarë. Zyrtarisht nuk kemi ndarë asgjë edhe unë e Mensuri i kemi bërë këto skeçet e vitit të ri se gjynah është që ta lëmë se publiku na njeh”, tha ai.

Por, në kanalin zyrtarë në YouTube shihet që Vedati kishte hapur kanalin e tij me datën 2 janar të vitit 2022 ku ka publikuar skeqin e parë në kanalin e tij, duke filluar kështu i pari ndarjen nga grupi ku më pas edhe Osman Azemi ka hapur kanalin zyrtar të tij në YouTube.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]