fbpx

Vëllai i Mimoza Kusari-Lila martohet me një mashkull

nga Revista Kosovarja

Martesa mes personave të së njëjtës gjini, vazhdon të jetë një debat i fuqishëm plotë argumente dhe kunder argumente, ndër të tjerash edhe një debat mjaftë emocional.

Aktivistë pro të drejtave të personave të komunitetit LGBTI, janë të pajtimit që një gjë e tillë është krejt normale të ndodh edhe në vendin tonë, por ka të tjerë që e kundërshtojnë zëshëm.

Ndërkohë, një nga figurat e rëndësishme të politikës në vend, Mimoza Kusari-Lila, në një farë mënyrë me daljen e saj në Paradën e Krenarisë, e ka treguar mbështetjen si individ dhe politikanë drejt diversitetit dhe zgjedhjeve të gjjthë secilit në këtë aspekt, shkruan “Kosovarja”.

Duket se për zonjën Kusari-Lila, dalja në paradë ka pasur një arsye dukshëm më personale.

Siç kuptojmë, vëllai i ish kryetares së Gjakovës, pak ditë më parë e ka kurorëzuar në Kanadë dashurinë me një mashkull.

Zonja Kusari-Lila nuk ka folur për këtë gjë.

Ylber Kusari nga qyteti i Gjakovës, është martuar me një burrë që është me origjinë indiane.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]