fbpx

Vëllai nuk flet me askënd në shtëpi!

nga Revista Kosovarja

 

Përshëndetje zonja magjistare, jam një vajzë, 28 vjeçare, nga Gjakova. Kam frikë qe një vit, frikësohem shumë, nuk ndjehem rehat askund dhe me asgjë.

Nuk di çka po ndodhë me mua… E kam kryer fakultetin, por nuk ma merr mendja të punësohem në këtë gjendje siç jam, meqë nuk kam koncentrim.

Gjithashtu, edhe vëllai im e ka kryer fakultetin, por është mbyllur shumë në vete. Jetojmë me pension të babait e nënës, por mundohemi t’ia dalim.

Më duket se po mëkatojmë me babanë, i cili na thoshte se mezi pret ta kryejmë fakultetin dhe të punësohemi. Kam pritur ta ndihmojmë babanë, por nuk ndodhi ashtu.

Të lutem, çka po ndodhë me ne, a kemi magji?
“Gjakovarja e papunë”

Përgjigje:
Në rrethanat tuaja, si po i shpjegon gjërat, ka mundësi që keni magji në shtëpi. Unë shoh se duhet të hulumtoni në ormanin e vjetër, në rrobat që i leni aty të papërdorshme.

Në një xhep të një palltoje do të gjeni diçka në formë trekëndëshi, të mbështjellë. Hidheni në zjarr!

Shoh se brenda dy javësh do kthjelleni dhe shtëpia do fillojë së funksionuari për së mbari: ty do të të largohet frika, kurse vëllai do të hapet në shtëpi për të qenë komunikativ dhe i dobishëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]