fbpx

Vendi që ka dhënë “dritë jeshile” për dozën e tretë të vaksinës

nga Revista Kosovarja

Kolumbia do të ofrojë dozën e tretë përforcues të vaksinës kundër Covid-19, për të rriturit e moshës mbi 70 vjeç, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ministria miratoi “injektimin  e dozës së tretë për të rriturit mbi 70 vjeç “, tha Ministri i Shëndetësisë, Fernando Ruiz, në një video të postuar në Twitter.

Personat që dëshirojnë të bëjnë dozën e tretë përforcuese duhet ta kryejnë atë pasi të kenë kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

Vendimi  do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Vende të tjera si Spanja , Uruguai dhe Britania kanë filluar dhënien e dozës së tretë të vaksinës Covid-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]