fbpx

Vendimi për armëpushim i Putinit vjen pas “goditjes” së Trumpit

nga Revista Kosovarja

Propozimi i Vladimir Putinit, për një armëpushim të shkurtër muajin e ardhshëm vjen pas presionit të shtuar nga Donald Trump që Rusia të “arrijë një marrëveshje” me Ukrainën.

Trump së fundmi tha se ishte “shumë i zhgënjyer” nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë që po zhvillohen në mes të bisedimeve për paqe.

“Dua që ai të ndalojë sulmet, të ulet dhe të nënshkruajë një marrëveshje”, tha Trumpi, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se ai beson se Volodymyr Zelenskyy është gati të heqë dorë nga Krimea si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]