Familja e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, vazhdojnë të shijojë akoma tokën e bukur shqiptare. Nga jugu e deri në veri të vendit, tashmë prej disa ditësh po pushojnë edhe në qytetin e Pejës.
Vera e kuruar dhe shumë në formë si gjithmonë, krahë bashkëshortit të saj Besnikut i kanë kthyer në traditë vizitat në vendin e origjinës.
Me to disa ditë ishte dhe vajza e tyre Elena, ndërsa Rita për shkak të angazhimeve me koncertet siç duket nuk ka mundur dot të vijë.
Familja Ora, jo vetëm që e viziton vendin për qejfin e vetë por nuk harron asnjë moment të tregojë dhe atdhedashurinë apo të promovojë natyrën e bukur shqiptare.