fbpx

Vesa Luma bën dedikimin prekës në përvjetorin e vdekjes së babait: Do të jesh përgjithmonë në zemrën time

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma është mjaft aktive në rrjetet sociale përmes të cilave iu qëndron afër fansave të saj të shumtë.

Luma sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, por këtë herë ajo ka bërë një postim që i dedikohej një personi të saj të shtrenjtë.

Këngëtarja ka bërë një dedikimi prekës për të atin e ndjerë me një shkrim në InstaStory.

“Na mungon babai. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshill, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje! Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”, ka shkruar Vesa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]