fbpx

Vesa Luma kujton babanë e ndjerë: Urime ditëlindjen në Parajsë Babi

nga Revista Kosovarja

I ati i këngëtares shqiptare, Vesa Luma, vdiq 20 vite me parë.

Ajo me këtë rast e ka kujtuar ditën e sotme (e martë) pasi do të festonte përvjetorin e lindjes.

Biondja e ka përkujtuar me këngën “Sa mall” të publikuar në vitin 2016, të cilin ia dedikoi babait të ndjerë.

“Urime ditëlindjen në parajsë baba. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti. Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”, ka shkruar ajo.

 

Ajo ka folur disa herë për të duke treguar se ndjen shumë mall për të, pasi ndërroi jetë herët.

Vesa përndryshe prej shumë vitesh është zhvendosur në Zelandë të Re, ndërsa viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]