fbpx

Vesa Luma rikthehet në muzikë me një surprizë për fansat, ja për çfarë bëhet fjalë!

nga Revista Kosovarja

Vesa është rikthyer më në fund në Shqipëri pas disa vitesh që jetonte në Zelandën e Re.

Ajo premton surpriza në muzikë, teksa shprehet:

“Jam në fazë përmbyllëse të EP-s sime. Kam qejf ta ndjej më afër dhe publikun. Jam në punë e sipër. Në shatator ka filluar puna intensive. Do jem po ajo Vesa. Ka dhe balada, por ka dhe këngë shumë ritmike.

Nuk e kam pasur luksin të provoj diçka tjetër më të madhe. Për rikthim do jem po ajo Vesa, por në vazhdim të shohim. Dua të eksperimentoj, por do ia lëmë kohën. Do të ketë bashkëpunim me Gerin dhe do të vijë në një moment të bukur”-tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]