fbpx

Veshur kuq e zi dhe me këngë patriotike, shqiptarët protestojnë në LondërVeshur kuq e zi dhe me këngë patriotike, shqiptarët protestojnë në Londër

nga Revista Kosovarja

Dhjetëra shqiptarë ashtu sikurse kishin paralajmëruar kanë dalë në protestë ditën e sotme në Londër.

Të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe nën ritmin e këngëve patriotike, shqiptarët janë mbledhur për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga sekretarja e Bredshme britanike Suella Braveman dy javë më parë.
Me pankarta në duar ata kanë marshuar në urën “Westminster”. “Ne punojmë, paguajmë taksa, ne jemi shqiptarë”, “krenar që jam shqiptar”, janë disa prej pankartave që mbajnë në duar.

Kjo protestë vjen në një kohë kur diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta. Braverman, e cila nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj atyre që hyjnë në mënyrë ilegale, është zotuar se do të gjejë një mënyrë që të funksiojë skema e Ruandës.

Si kundërpërgjigje, shqiptarët zgjodhën të mblidheshin këtë të shtunë për t’i treguar sekretares britanike që ata janë bashkë, por nuk janë kriminelë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]