fbpx

Vetaksident në Kaçanik – vdes një person

nga Revista Kosovarja

Të shtunën ka ndodhur një vetaksident në Kaçanik, ku si pasojë, një person ka humbur jetën.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes ndaj kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar – pasagjer në veturë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]