fbpx

Vetaksident në Obiliq, lëndohen pesë persona

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Raskovë të Obiliqit, në të cilin është përfshirë një veturë.

Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti” tha Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]