fbpx

Vetaksident në Vogovë të Gjakovës, një i vdekur e tre të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një vetaksident ka ndodhur në orët e para të së dielës në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka mbetur i vdekur e tre persona janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka dhënë detaje për media.

“Me datën 27.04.2025, rreth orës 02:05, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vogovë – Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku dyshohet se shoferi i një automjeti, gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, një person (mashkull, shtetas i Shqipërisë) ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]