17
Pesë persona janë lënduar në Zallq të Istogut si pasojë e një vetaksidenti.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, njoftoi Rugova.