fbpx

Vetëplagoset aksidentalisht një polic në Suharekë

nga Revista Kosovarja

Është vetëplagosur me armë zyrtare një polic në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili njoftoi se policit i është dhënë ndihmë mjekësore.

“Rasti ka ndodhur me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore”.

“Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës ka dal në vendngjarje. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës, rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në konfirmim.

Klankosova.tv mëson se polici i vetëplagosur është Egzon Muqa dhe se rasti ka ndodhur derisa ai ishte duke e pastruar revolen, e cila i ka shkrepur dhe e ka lënduar.

Tutje, bëhet e ditur se polici gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]