fbpx

Vetura e muzikantit të njohur shqiptar bëhet shkrumb e hi, mësohet gjendja e tij shëndetësore

nga Revista Kosovarja

Instrumentisti i njohur nga Kosova, Xhemil Xhini, është përfshirë në një incident së fundmi.

Ai ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit tregon se vetura e tij është kapluar nga zjarri dhe siç shihet në bazë të disa pamjeve është djegur tërësisht në pjesën e përparme.

 

I njëjti ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe momentin e ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

 

Përkundër kësaj, instrumentisti shqiptar tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Xhini, i cili vie nga qyteti i Prizrenit është njëri nga instrumentistët më të njohur në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]