fbpx

Vetura përplas dy vajza në Prishtinë, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Dy vajza janë përplasur nga një veturë derisa po kalonin në “zebra”, përballë stacionit policor – Qendra në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se dy persona e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (këmbësoret). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]