fbpx

Veturat duken si të reja pasi shoferët gjobiten nëse nuk i rregullojnë qoftë gërvishtjet e vogla

nga Revista Kosovarja

6 fakte interesante që kanë të bëjnë me shtetin e Zvicrës, ato janë:

  1. Zviceranët shpenzojnë më së shumti në pije joalkoolike në botë.
  2. Veturat në Zvicër duken si të reja, sepse shoferët mund të gjobiten nëse brenda një kohe të shkurtër nuk e rregullojnë veturën, edhe nëse fjala është për një gërvishtje të vogël.
  3. Tuneli “Gotthard” që ka gjatësi prej 57,1 kilometra është tuneli më i gjatë në botë.
  4. Në lartësi mbidetare prej 3.000 metra dhe mbi humnerën e thellë 500 metra në Zvicër është ndërtuar ura më e lartë në Evropë, e cila quhet “Titlis Cliff Walk”.
  5. 70% e territorit të Zvicrës është e mbuluar me male, kurse lartësia mesatare mbidetare është 500 – 800 metra.
  6. Ajnshtajni ka punuar si zyrtar në ‘Entin Zviceran për Patente’ në kohën kur ka dëshmuar teorinë e tij për relativitetin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]