fbpx

Infermieret rrahin pacienten e moshuar dhe qeshin me të

nga Revista Kosovarja

Një video jashtëzakonisht shqetësuese e ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duken të jenë infermiere.

Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që të mbrojë veten.

Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) tjera të cilat nuk duken në video.Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Znj. Zeneli i ka thënë Nacionales se vendi ku ka ndodhur ky rast është në Shtëpinë e të Moshuarve të quajtur “Orenda” në Pejë.

https://www.facebook.com/1498166954/videos/620704763123423/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]