fbpx

Vidhen 155 euro nga arkat e xhamive në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të vjedhjes që kanë ndodhur në dy prej xhamive në kryeqytet.

Rasti i parë ka ndodhur në xhaminë në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para).

Rasti në procedurë hetimore.

Ndërkaq në rastin e dytë në rrugën “Ibraihm Lutfiu”, imami ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë, rasti në procedurë hetimore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]