fbpx

Vidhen paratë e bamirësisë në një xhami në Lipjan

nga Revista Kosovarja

Persona të panjohur kanë vjedhur paratë e bamirësisë në një xhami në fshatin Gumnasellë të Lipjanit.

Ata e kanë hapur me forcë dritaren e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë.

Nuk ka persona të arrestuar.

“Fsh. Gumnasellë, Lipjan 34-24.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, njofton policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]