fbpx

Violeta Kajtazi fëmiu i dhjetë në familje

nga Revista Kosovarja

Violeta Kajtazi ka pasur fëmijëri të bukur, e këtë e thotë vetë ajo, shkruan “Kosovarja”.

“Ka raste kur them se nuk kisha desht tjeter veç me u ba e vogël edhe një herë. Janë obligimet dhe ngarkesat e jetes që të sjellin para një dëshire të papërmbajtshme për t’u rikthyer në fëmijëri, në kohën kur jetohet qetësisht, pa punë, halle e derte. Ndonëse e dua shumë punën, nganjëherë lodhem dhe I lakmoj të vegjlit. Kam pasur fëmijëri të lumtur, më kanë përkëdhelur shumë, ndoshta për faktin se unë kam qenë më e vogla e familjes, fëmiu I dhjetë”.

Ajo vazhdon tutje: “Më thonë që kam qenë fëmijë I urtë dhe e shoqërueshme. Nëse do të isha edhe një herë fëmijë, nuk do të kisha kërkesa të mëdha për prindërit, do ti kuptoja, do të mësoja sa më shumë, do të merresha me aktivitete dhe kurse dhe nuk do të humbisja kohë duke luajtur lojëra kompjuterike si fëmijët e sotshëm”, thotë ajo për “Kosovaren”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]