fbpx

Visari mes lotësh: Mosha e bëri të vetën dhe kësaj radhe nuk doli fitues

nga Revista Kosovarja

Pas mesnate është ndarë nga jeta ikona e muzikës popullore Ismet Peja.

I biri i të ndjerit, Visar Peja, në një intervistë në programin e mëngjesit në Klan Kosova ka bërë të ditur se problemet shëndetësore ishin të pa përballueshme për babain e tij.

“Rreth orës 01:00 pas mesnate ka ndërruar jetë. Ishte një sëmundje që nuk arriti ta përballoj, një sëmundje që e ka pasur prej shumë më herët por iu ripërtëri”.

“Mosha e bëri të vetën dhe kësaj radhe nuk doli fitues”.

“Prej 2 nëntorit nuk ndihej mirë pasi pati një atak në zemër dhe në tru në të njëjtën kohë. Me ndihmën e mjekëve u munduam që ta rehabilitojmë por ishte e pamundur. Derisa java e fundit apo tre ditët e fundit ishim më të rënda dhe mbrëmë dha frymën e fundit”, deklaroi Peja.

Mes lotësh Visari kërkoi falje që nuk po arrin të flas për shkak të dhimbjes që ndjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]