Thellë në shpirt
I prekur,
Nga përçmimi i njerëzve pa tru.
Kërkon këtij viti çfarë t’i heqësh
Në vitin tjetër:
Nuk e di ku do dalësh ku?
U trashën pabesia, gënjeshtra
Zebra e drejtësisë,
Sa herë u shkel?
Kapitalizëm i egër tkurr ligjin
As s’jam Lasgush as Kutel.
Diku Migjeni këput qytetin
Në dorë,
Të ndaluar mbanë një mollë
Dhe Lukja fshihet
Pas drurëve në park
Një lavire: as e trashë as belhollë.
Ta ndjek Migjenin nuk dua
Jam i zënë në grada,
Lukja shëtit qytetin vetëm
Nuk i duhet ligji,
I duhet veç paga.
Ta mbyll një kafe rakie…
Vallen ta hedhë me një refren,
E tallin: pi diçka Luke prej shpie
Viti i ri iku, i vjetëri s’po vjen…!?