fbpx

Viti 1999: Kur palestinezët protestonin në përkrahje të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Një protestë në përkrahje të Kosovës ishte organizuar në Bregun Perëndimor në vitin 1999.

Në këtë protestë ishte djegur flamuri i ish-Jugosllavisë, ndërsa demonstruesit i bënin thirrje botës që të ndërhynte për të ndal luftën në Kosovë.

Demonstrata ishte pjesë e një proteste të organizuar nga 100 studentë në Universitetin “Al Najah” në Nablus, Bregun Perëndimor.

Demonstruesit mbanin parulla dhe brohorisnin duke kërkuar reagim për gjendjen e krizës së refugjatëve dhe ndaj spastrimit etnik që po ndodhte në Kosovë.

Më poshtë mund të shihni pamjet:

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]