fbpx

Vjehrra tenton të helmojë nusen në ditën e saj të dasmës

nga Revista Kosovarja

Kur bëhet fjalë për dasmat, të gjithë shpresojnë se një ditë kaq e veçantë do të kalojë pa probleme, por papritur një dramë krijohet nga hiçi.

Ndoshta një shoqëruese e nuses ose dhëndri do të heqë dorë papritur nga ceremonia ose ndonjë mysafir mund të dehet gjatë gostisë dhe të krijojë skena të pahijshme.

Por ky rast i kalon të gjitha parashikimet, kur vjehrra përpiqet të helmojë nusen. Historia është ndarë në rrjetin social Tik Tok.

Nusja e quajtur Callie, tregoi se gjithçka dukej mirë por një porosi e paplanifikuar nga një pastiçeri i doli para.

Nëna e dhëndrit tha se ajo kishte porositur kekë për dasmë për t’u siguruar se do të kishte ëmbëlsira për të gjithë.

Callie, tregon se si dhëndri e vuri re kokosin mbi tortë dhe i bërtiti të ëmës: Mami ti e di se ajo është alergjike. Video është bërë virale në rrjet edhe është klikuar mijëra herë.

 

@_cal_ciferReply to @baileybuttars She was nuts. ##weddingplanning ##motherinlaw ##storytime ##weddingvenue ##weddinghorrorstory ##weddingtiktok ##motherinlaw♬ original sound – Callie

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]