fbpx

Vjehrri shkon në polici: Nusja e djalit iku nga shtëpia para 20 ditësh, nuk është kthyer më

nga Revista Kosovarja

Një 66-vjeçar në Cërrik ka raportuar në polici zhdukjen e nuses së djalit të tij.

I moshuari ka thënë se nusja ka ikur para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka berë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]