fbpx

Vjosa Berisha e la një këshillë për të gjithë

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetën producentja e njohur kosovare, Vjosa Berisha. Ajo, ishte një nga femrat më avangarde, por edhe tejet të dedikuara në aspektin profesional.

Vjosa Berisha në dy vitet e fundit ka luftuar me sëmundjen e kancerit në vezore. Berisha, gjatë gjithë kohës ka pasur shpresë së ajo do ta fitonte betejën me kancerin, shkruan “Kosovarja”.

Berisha, në disa intervista kishte thënë: “Unë nuk e konsideroj veten si pacient, sepse kanceri më duket më shumë si një gjendje tjetër që unë jam momentalisht. Po kujdesem shumë për ushqimin, jam aktive, nuk i kam lënë ushtrimet dhe dëgjoj këshillat e doktorëve që kam pranë”.

Vjosa Berisha gjithmonë e përcillte këshillën që të mos lexohet në Google për sëmundjen, pasi kjo gjë mund ti fusë njerëzit në një botë të errët dhe pa shpresë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]