fbpx

Vjosa Osmani bën një paraqitje tjetër nga Parisi

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se po qëndron në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.

Osmani përmes një fotografie të publikuar ka njoftuar se është nën shoqërimin e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.

“Notre-Dame, një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore”, shkroi Osmani.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë shumë liderë botërorë, e në mesin e tyre edhe presidenti i zgjedhur i ShBA’ve, Donald Trump, me të cilin, Osmani publikoi fotografi duke i shtrënguar duart.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]