fbpx

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti mbërrijnë në kuvend

nga Revista Kosovarja

Vjosa Osmani së bashku me deputetët e zgjedhur të LVV-së është futur në sallë të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës sot do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Deri partitë tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të emërohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se e propozojnë në këtë pozitë Kujtim Shalën.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit kanë marrë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 50,28% të votave, duke u radhitur në vend të parë.

Në vend të dytë ka dalë PDK-ja me gjithsej 17,09%, ndërsa, LDK-ja ka dalë si parti e tretë me 12,73% të votave.

Edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku sot do të mbahet seanca konstituive.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flasë për media, pas arritjes në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të legjislaturës së tetë, duke filluar nga ora 10:00.

Formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, janë pikat e rendit të ditës në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas rregullores së Kuvendit, neni 9 pika 1, punimet e mbledhjes konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës. Kjo udhëheqje parashihet të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të votohet edhe Qeveria e re.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]