fbpx

Vjosa Osmani pret në Presidencë ish-presidentët Sejdiun, Jahjagën e Pacollin

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ish-presidentët Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën dhe Behgjet Pacollin. Ky takim sipas Osmanit është një praktikë e re për zhvilluar takime dhe konsultime me ish-presidentët.

Disa fjalë ajo i pati për ish-presidentët që sot i priti në takim.

“Sejdiu ka qenë njeriu kyç në disa prej momenteve historike të Kosovës, duke filluar nga pavarësia, tek njohjet e vendit. Presidentja Jahjaga si presidentja e parë grua që i përfaqësoi interesat e të gjithë qytetarëve jashtë vendit, e mbi të gjitha kauzën për barazi gjinore dhe atë për statusin e viktimave të dhunës së luftës. Poashtu edhe presidenti Pacolli që ka shërbyer në politikën e jashtme përfshirë edhe gjatë kohës sa ishte ministër i MPJ-së”, ka deklaruar Osmani.

Në anën tjetër ish-presidenti Fatmir Sejdiu theksoi se Vjosa Osmani si presidente ishte zgjedhje e mirë.

“Mendoj që është një zgjedhje e mirë. Natyrisht që Kosova tash e sa kohë është në peripeci në proceset zgjedhore. Për mua personalisht është fakt i njohur se kemi punuar jashtë edhe në këtë sallë, e ku edhe disa prej mobilieve janë të njëjta. Fundja jo me këtë pjesë formale por që është hapësira se ku punojmë. Por jo vetëm kjo por e gjithë Kosova si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, ka thënë Sejdiu.

Se Osmani është zgjedhja e duhur për presidente e tha edhe Atifete Jahjaga. Kjo e fundit i konfirmoi Osmanit që do ta mbështes në cilindo proces të rëndësishëm për Kosovën.

“Jeni zgjedhja e duhur në momentin e duhur për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për gruan e Kosovës. Kemi shumë punë për të bërë. Do të na kesh afër dhe në krahë në secilin do proces të nevojshëm për Kosovën”, tha Jahjaga.

Ndërsa, Pacolli u shpreh i lumtur që Kosova tani ka një përfaqësim siç tha ai dinjitoz.

“Jam i lumtur që Kosova e ka një përfaqësim dinjitoz dhe ne do të qëndrojmë prapa m,e fuqinë tonë që kemi, me aq sa dimë dhe aq sa mundemi”, tha Pacolli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]