fbpx

Vlora Çitaku me fjalë të ndjera për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

nga Revista Kosovarja

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është shprehur thellësisht e pikëlluar me rastin e vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha.

Me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, Çitaku shkruan: “Buqe, s’kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen për largimin tënd nga kjo botë. Kam me të kujtu përjetë. Dritë të pastë shpirti”.

Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.

Ajo vdiq në moshën 51-vjeçare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]