fbpx

Vlora Citaku pas deklaratës së Shefqet Krasniqit- Ishte mirë dikush mi tregu për Shotën, Xhevën e shumë heroina të tjera

nga Revista Kosovarja

Hoxha Shefqet Krasniqi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se gratë janë për kuzhinë ndërsa oda është për burra.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Citaku shkruan se është mirë dikush t’i tregojë për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.

Reagimi i plotë:
Oda tha është për burra, e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.Sa për kuzhinë, kuzhineri më i mirë në botë është shqiptari Rene Rexhepi.

Nana ma ka mësuar si fëmijë që vlerat, vyrtytet dhe dhuntitë janë njerëzore, jo gjinore.
#Kosova #Gratë.

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157723701517414

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]